Cili është kuptimi i tatuazhit të ri të Miley Cyrus?

Mediale Vip

Cili është kuptimi i tatuazhit të ri të Miley Cyrus?

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 21:03
Miley Cyrus

Miley Cyrus e shfaq me krenari faktin se ajo është vegane.

Këngëtarja e shumë hiteve ka treguar në llogarinë e saj në Instagram se ajo tashmë ka një tatuazh të ri poshtë krahut të saj – një tatuazh që paraqet një lulediell, që është logoja zyrtare e produkteve vegane.

 

Vegan for life! ????

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

“Vegane gjithë jetën”, ka shkruar këngëtarja 24 vjeçare, duke e shoqëruar këtë postim edhe me një zemër.

Cyrus ka kohë që është një “zë” i mbrojtjes së të drejtave të kafshëvë.

Këngëtarja poashtu ka disa tatuazhe në trupin e saj, një të tillë e ka në kujtim të qenit të saj, një për miqtë e saj, një dedikuar të fejuarit të saj, Liam Hemsëorth, një tjetër për babain e saj, Billy Ray Cyrus.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat