Luana Vjollca i hedh Benzinë zjarrit… mesazhi i Marinës për motrën

Mediale Vip

Luana Vjollca i hedh Benzinë zjarrit… mesazhi i Marinës për motrën

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 10:17
Luana dhe Marina Vjollca

Edhe “Benzina” mungonte në këtë verë të nxehtë me temperatura ekstremisht të larta. Kështu titullohet kënga e re e Luana Vjollcës, e cila, siç kishte lajmëruar edhe vetë moderatorja e Top Channel, do të ishte një zjarr i vërtetë i kësaj vere. Pak ditë më parë, Luana ndau me miqtë disa momente nga xhirimet e klipit duke paralajmëruar këngën e re. Nën kujdesin e studios Redbox, “Benzina” është krijuar enkas për verën, me ritmet dhe ngjyrat muzikore që i rrinë për shtat Luanës.

 

MOTRA IME ME E MIRA!!! Zjarr je ne te gjitha kuptimet???????????? @luanavjollca #Benzina

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Natyrisht, fansat e panumërt, #luanator kanë filluar shpërndarjen e klipit në rrjetet sociale duke e uruar “zjarrin” e verës së tyre. Me ngjyrat e preferuara të saj, e bardhë dhe e kuqe, Luana di mirë të godasë tashmë, të jetë provokuese dhe e zjarrtë në çdo skenë, si edhe në këtë klip.

Urime me zjarr i ka bërë Luanës edhe motra, Marina, pasi ka postuar videon e sapopublikuar: “Motra ime më e mira! Zjarr je në të gjitha kuptimet…” – shkruan Marina. Ka njeri dyshime për këtë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat