Ditëlindja e Gjystes: Dhurata më e veçantë nga personi që s’pritej

Mediale Vip

Ditëlindja e Gjystes: Dhurata më e veçantë nga personi që s’pritej

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 21:16
Gjyste Vulaj

Gjyste Vulaj pak ditë më parë ka festuar  ditëlindjen jubilare.

Këngëtarja e cila shpesh komentohet se nuk po e njeh plakjen me pamjen e saj dhe linjat bombastike, sipas biografisë zyrtare ka mbushur këtë vit plot 40 vite.

E në këtë ditë të veçantë, pa dyshim se dhuratat nga personat e zemrës me në krye Sokolin nuk kanë munguar.

Por, ndryshe prej pritshmërive të shumëkujt, dhurata më e mirë për Gjysten nuk ka qenë material.

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka ndarë me ndjekësit një urim nga kunata e saj të cilin e ka quajtur ‘dhuratën më të mirë për ditëlindje’.

Duket që relacioni mes grave në familje është definitivisht për t’u pasur lakmi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat