Kjo është arsyeja pse Miley Cyrus gjithnjë bën vet grimin e saj!

Mediale Vip

Kjo është arsyeja pse Miley Cyrus gjithnjë bën vet grimin e saj!

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 07:12
Miley Cyrus

Transformimi që ka bërë kohët e fundit Miley Cyrus, nga një mbretëreshë plot shkëlqim dhe ekstravagancë në një vajzë modeste normale, ka shkaktuar më shumë tronditje tani se sa në kohën kur ekspozohej me veshje provokative të një prostituteje. Tani duket sikur Miley është bërë një femër krejtësisht e ndryshuar.

Në një intervistë të re me Harper’s Bazaar, ylli i muzikës ka deklaruar se ka ndaluar të nxjerrë gjuhën te jashtë dhe sjellje tjera provokuese duke filluar të kalojë më shumë kohë në shtëpi me qentë e saj. “Njerëzit u tronditën aq shumë nga disa gjëra që unë kam bërë”, ka deklaruar Cyrus për revistën. Por, duhet të jetë shumë më tronditëse fakti se kur isha 11-12 vjeç unë është dashur të aplikoj grim të plotë dhe kozmetikë, një paruke, dhe isha e detyruar të pyesja tjerët për veshjen time, sidomos një grup më i moshuar i meshkujve.

Tani, këngëtarja në fjalë thekson se bën vet grimin për videoklipet e saj, duke e aplikuar sa më minimalisht. Ajo thekson se tani ka më shumë vëmendjen se kurrë dhe nuk është e thënë të nxjerrësh gjithçka jashtë për t’u dukur bukur, madje edhe një stil i thjeshtë dhe unik mund të ju dallojë nga të gjithë!Por, statusi i saj i egër, thotë ajo, se kishte një datë skadimi. Faktikisht ndodhi diçka që pritej nga unë sepse veç e kisha parashikuar.

Unë nuk dua të paraqitem në fotosesione dhe të nxjerri në pah gjoksin dhe gjuhën jashtë, shpjegoi ajo. Në fillim ishte diçka sikur të thoja “ik pirdhu”. Është e vërtetë se femrat duhet të kenë lirinë e tyre të ekspozimit apo çfarëdo tjetër. Por, kjo arriti aq larg saqë unë u përballa me ofendime seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat