Lori Hoxha, nga sot me një dashuri të re!

Mediale Vip

Lori Hoxha, nga sot me një dashuri të re!

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 20:40
Lori Hoxha

Lori Hoxha vazhdon të shijojë stinën e verës duke pushuar në vende të ndryshme të botës. Destinacioni i radhës për të ka qenë shteti fqinj Italia, pasi prej disa ditësh ajo na ka treguar përmes Instagram se po shijon qytetet e bukura antike të Italisë.

Sot, Lori ka vizituar për herë të parë ishulin e bukur të Kaprit. E emocionuar nga peizazhi i mahnitshëm ajo ka shkruar: “U bë një kohë e gjatë qëkur nuk vizitoja një vend për herë të parë dhe jam kaq e dashuruar me këtë vend!”

Bukuria dhe natyra e këtij vendi e ka emocionuar së tepërmi dhe ka bërë për vete edhe Lorin. Kapri është një destinacion mjaft i preferuar për personazhet e famshëm të showbizit, së fundmi edhe për ata shqiptarë.

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat