Fjalët emocionuese të Arianës në ditëlindjen e Ermalit

Mediale Vip

Fjalët emocionuese të Arianës në ditëlindjen e Ermalit

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 23:44
Ermal Fejzullahu dhe Ariana

Këngëtari Ermal Fejzullahu sot feston ditëlindjen, duke mbushur plot 29 vite.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Ermali ka pranuar urime të shumta në adresë të tij.

Urimin më të veçantë, Ermali e mori nga bashkëshortja e tij Ariana e cila përzgjodhi fjalët më të ëmbla.

“Jeta ime martesore është si një orkestër e bukur simfonike, drejtuar nga njeriu të cilin me dashuri e quaj Bashkëshort dhe të falemnderit për durimin, ju asnjëherë nuk e keni ndalur mbështetjen dhe më e rëndësishmja dashurinë tuaj. Ju jeni korniza që mbanë këtë shtëpi bashkë me dashuri dhe na kujton ne përditë që kalorësi është gjallë dhe faleminderit që je babai më i mirë i tre engjujve Arti, Buna dhe Era. URIME DITËLINDJEN, TË DUAM  [??]  @ermal.fejzullahu” shkruan Ariana në urimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat