Gjiko dridh Shkupin, çmend fansat me performancat

Mediale Vip

Gjiko dridh Shkupin, çmend fansat me performancat

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 16:29
Gjiko

Gjiko, njëri ndër emrat më të mëdhenj për momentin në estradën shqiptare, ai që po sjell hite të njëpasnjëshme, ai që arrin të mbledhë miliona shikime në youtube për pak ditë, e më e rëndësishmja ai që ka marrë zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Mbrëmë, ylli shqiptar ishte në kryeqytetin e Maqedonisë – Shkup, për të performuar këngët e tij që tashmë shenojnë miliona klikime në youtube dhe këndohen përmendësh nga të gjithë fansat e tij.

Këtë e dokumentojnë edhe disa video të publikuara nga vetë këngëtari në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet një numër i madh adhuruesish të cilët ishin aty për Gjikon, për ta dëgjuar e parë nga afër.

 

Dont worry, une vi te Ju!

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Përveç kësaj, Gjiko bëri atë që nuk e ka bërë pothuajse askush deri më tani, ai hyri në turmën e njerëzve – edhe pse duhej intervenimi i sigurimit, këngëtari nuk ndaloi, u ngjit lart dhe vazhdoi të këndonte.

Momenti ishte spektakolar kur ylli i muzikës shqiptare këndoi “Yjet Lart” së bashku me gjithë publikun që ishte në numër të madh. Ambienti i cili ishte nën qiell të hapur u ndez prej dritave që mbanin në dorë fansat.

Këngëtari këtë sezonë ka qenë jashtëzakonisht i zënë me koncerte anë e mbanë ku ka shqiptar. Ai, njihet për hitet “Mos ma përzij”, “Yjet Nalt”, “Je shku”, “Faje” me Skerdin e së fundi “Gabime” me Norën, projekte këto të punuara në studion RedBox Enterainmet në krye me Big Bang – producenti që qëndron prapa shumë hiteve që i dëgjojmë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat