Princ George në ditën e parë të shkollës, shikojani fytyrën kur i ati e dorëzon te mësuesja

Mediale Vip

Princ George në ditën e parë të shkollës, shikojani fytyrën kur i ati e dorëzon te mësuesja

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 14:46
Duka i Cambridge-it e shoqëroi vetëm, duke qenë që Kate nuk mundej për shkak të gjendjes së saj shëndetësore në pritje të fëmijës

Prince George ka shkuar për herë të parë në shkollë, por e ëma e ka humbur këtë ditë të veçantë sepse nuk ka qenë mirë për ta shoqëruar.

Duka i Cambridge-it e shoqëroi vetëm, duke qenë që, siç tha Kensington Palace, Kate nuk mundej për shkak të gjendjes së saj shëndetësore në pritje të fëmijës.

Djaloshi 4 vjeç do të ndjekë Thomas's Battersea, një shkollë përgatatitore që kushton 18,000 £ në vit në Jugperëndim të Londrës.

Uniforma e tij përbëhet nga pantallona të shkurtra blu marin dhe xhaketë, çorape të gjata të kuqe dhe këpucë të zeza.

Princ William dhe i biri u pritën nga Helen Haslem, drejtoresha e shkollës fillore dhe princi i vogël i dha dorën asaj para se të shoqërohej për në orën e tij të parë.

Duka i Cambridge-it i tha Znj. Haslem që George ka parë gjithçka me shumë vëmendje dhe i "kishte vënë re" djemtë e tjerë me uniformat e tyre të shkollës.

Prince George po ndjek gjurmët e të atit dhe xhaxhait të tij, që kanë ndjekur të dy parashkollore në moshë të vogël.

Image

Nxënës të famshëm të kësaj shkolle janë këngëtarja Florence Welch, e Florence and the Machine, modelja dhe aktorja Cara Delevingne dhe protagonistja e Fresh Meat, Charlotte Ritchie.

Më parë, Prince George ka ndjekur kopshtin Westacre Montessori School, në Norfolk.

Një kamerman dhe një fotograf ishin në shkollë për të kapur çastin, duke qenë që Duka i Cambridge-it i ishte lutur më parë shtypit të respektonin privatësinë djalit të tij.

Kur Duka i Cambridge-it bënte këtë rrugë, në një shkollë tjetër, tridhjetë vite më parë, shumë më tepër media ishin të pranishme për ta fiksuar atë çast. Princit i kujtohet dhe nuk do të përsëritet historia.

Ndjekja e parashkollores është një dukuri e re për Shtëpinë Windsor. Mbretëresha Elizabeth është arsimuar në shtëpi, ndërsa mësuesja e parë e princit Charles, para se të shkonte në klasë të parë, ishte një guvernante që e mësonte atë në një dhomë të Pallatit Buckingham me një tabelë dhe bankë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat