Elvana nis xhirimet, e ‘zhytur’ në të pembe

Mediale Vip

Elvana nis xhirimet, e ‘zhytur’ në të pembe

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 11:58
Elvana Gjata

‘Forever is over’ u publikua në Qershor pas një pritjeje të gjatë nga fansat e Elvana Gjatës e jo vetëm por gazetarët mund të jenë ata që më së miri të tregojnë se ç’kanë hequr për të zbuluar ndonjë prej detajeve.

Asnjë foto, asnjë detaj përtej disa mesazhe të koduara.

Sidoqoftë duket se për projektin e ri nga Elvana Gjata kurioziteti do na shuhet më shpejt.

 

Rec

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Të paktën bazuar në disa prej fotografive të fundit dhe përshkrimeve, Gjata tashmë ka nisur xhirimet në Stamboll e veshur komplet në ngjyrë rozë.

Kujtojmë se Prive pati raportuar që Elvana ka një bashkëpunim ndërkombëtar në repertor dhe nuk dihet nëse është ky projekt të cilit po i xhirohet videoklipi apo diçkaje tjetër.

Ajo që dihet sigurt është që përtej fotografive me bollëk, shumë shpejt na pret diçka e re në karrierë nga këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat