Ben Stiller mund kancerin: Jam shumë i lumtur

Mediale Vip

Ben Stiller mund kancerin: Jam shumë i lumtur

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 22:29
Ben Stiller

Aktori i njohur, Ben Stiller është i lumtur që e ka mundur kancerin e prostatës.

Aktori 51 vjeçar ka thënë se ai tash e tre vjet nuk përballet më me këtë sëmundje që ka marrë me qindra mijëra jetë nëpër botë.

“Tash e tre vjet nuk kam më kancer”, ka thënë ai.

Stiller ka treguar poashtu se ishte diagnostifikuar me kancer të prostatës në moshën 48 vjeçare, më saktësisht në muajin tetor të vitit 2016.

“Ishte diçka e befasishme për mua, nuk e kisha as idenë”, ka rrëfyer aktori Stiller.

Ai ka treguar poashtu se mjeku i tij ka dyshuar për kancer gjatë kontrollave të zakonshme që ai ka bërë.

“Nëse nuk do të bëja këto testime që kam filluar t’i bëj qysh në moshën 46 vjeçare, akoma nuk do ta dija se kam kancer”, ka thënë ai.

Aktori ka treguar poashtu se ai është i lumtur që ka ndarë me fansat e tij diagnozën e tij e për më tepër që testimi i zakonshëm që ai ka bërë i ka shpëtuar jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat