Shannen Doherty thotë se kanceri e bëri njeri më të mirë

Mediale Vip

Shannen Doherty thotë se kanceri e bëri njeri më të mirë

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 16:30
Shannen Doherty

Pak pasi ajo ka kaluar betejën me kancerin, aktorja Shannen Doherty ka folur për atë se si kjo eksperiencë ka ndikuar në të.

“Më ka bërë njeri më të mirë. Më ka mësuar mënyra të ndryshme të forcës”, ka thënë aktorja 46 vjeçare për “Life & Style”.

Doherty ka thënë poashtu se këtë sëmundje e sheh si një “fat”.

“Jam e bekuar që jam në një mision të dytë, poashtu ndihem e bekuar se kisha kancer. Jam shumë e lumtur, është mundësia ime e dytë në jetë”, ka thënë tutje ajo.

Por, ajo ka pasur arsye për çfarë të luftojë për të tejkaluar këtë sfidë.

Gjashtë vjet më parë, ajo është martuar me 43 vjeçarin Kurt Isëarienko dhe tani ajo thotë se lidhja e saj me të është 100 herë më e fortë.

Ajo ka thënë poashtu se edhe lidhja me familjarët e saj është poashtu më e fuqishme, përfshirë edhe babain e saj të ndjerë, që ajo beson se ai po qëndronte pranë saj nga parajsa.

Tashmë, kur aktorja ka kaluar këtë sfidë të madhe në jetën e saj, është rikthyer në aktrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat