Giuliana Rancic flet për jetën e saj pas kancerit të gjirit

Mediale Vip

Giuliana Rancic flet për jetën e saj pas kancerit të gjirit

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 17:27
Giuliana Rancic

Giuliana Rancic është duke bërë shumë punë për të ndihmuar gratë në luftën kundër kancerit të gjirit.

Ajo ka marrë pjesë në dhjetëvjetorin e The Pink Agenda, ku ka folur për betejën kundër kancerit të gjirit.

Rancic tha se organizata Fab-U-Wish është partner i The Pink Agenda në luftën kundër kancerit të gjirit.

“The Pink Agenda ka të bëjë me ngritjen e fondeve për kërkime dhe përfshirjen e të rinjve në dhënien e fondeve dhe ngritjen e tyre për kërkimin e kancerit të gjirit”, ka thënë prezantuesja e televizionit.

Rancic në tetor të vitit 2011 kishte zbuluar se është prekur nga kanceri i gjirit.

“Unë jam shumë fatlume. Çdo muaj bëj kontrollet për të siguruar se gjithçka është në rregull. Unë kam pasur mjek të mirë dhe tash jam e fokusuar të kem një shëndet të mirë, por edhe për të ndihmuar gratë tjera, të cilat po kalojnë në ato që isha unë para gjashtë vjetësh”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat