Pëlqehet dueti emotiv i Miley Cyrus dhe Adam Sandler

Mediale Vip

Pëlqehet dueti emotiv i Miley Cyrus dhe Adam Sandler

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 18:12
Miley Cyrus dhe Adam Sandler

Shumë yje të ekranit shpesh dinë të befasojnë me talenti e tyre për muzikë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe aktori i popullarizuar, Adam Sandler.

Komiku i famshëm e ka mahnitur publikun duke kënduar së bashku me Miley Cyrus në emisionin e shumëshikuar të Jimmy Fallon, The Tonight Show.Sandler dhe Cyrus interpretuan këngën “No Freedom”, të cilën ua kushtuan viktimave të sulmit në Las Vegas, ku humbën jetën 59 njerëz dhe 500 të tjerë u plagosën.

“Pas gjithë tragjedive dhe veprave terroriste, nuk duhet të harrojmë se akoma ekziston e mira në botë”, ka deklaruar Fallon kur i prezantoi dy mysafirët e tij.

Gjatë kohës së interpretimit, Sandler luante edhe në kitarë dhe këndonte në refren së bashku me Mileyn.

Aktori edhe gjatë roleve filmike shpeshherë e ka treguar talentin e tij duke kënduar dhe duke luajtur në kitarë.

Interpretimi i dyshes është pëlqyer dhe është shpërndarë në masë të madhe në internet. Videoja e publikuar në YouTube është shikuar mbi 4.5 milionë herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat