Miley shpjegon se pse u nda nga Liam herën e parë

Mediale Vip

Miley shpjegon se pse u nda nga Liam herën e parë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:28
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kishin qenë në lidhje trevjeçare më parë, para se të ndaheshin më 2013.

Ata ishin rikthyer bashkë më 2016, ndërsa Miley së fundi ka folur për arsyet se pse ishte ndarë nga Liam herën e parë.

Ajo në një intervistë për Howard Stern tha:

“Duhej [që të ndahesha], nuk më pëlqen kur lidhjet janë dy gjysma që tentojnë të bëjnë një tërësi”.

“Pra, nuk mendoj që kam bashkë-varësi”.

“Mendoj që njerëzit që ndahen dhe rikthehen bashkë, është e mrekullueshme”.

“Ke kohën që të jesh vetja. Ke kohën që të rritesh. Mendoj që nëse je duke u rritur duke qenë lidhur me një person tjetër, ti kurrë nuk bëhesh solide si qenie e gjallë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat