Flet vajza seksi e maratonës: Kjo është arsyeja pse rashë në sy

Mediale Vip

Flet vajza seksi e maratonës: Kjo është arsyeja pse rashë në sy

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 23:20
Julia Sina

Julia Sina quhet vajza e cila spikati në maratonën e kryeqytetit disa ditë më parë.

Ajo mori gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale megjithëse në maratonë morën pjesë rreth 2500 garues, atletë e figura të tjera publike.

Vajza ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show”, ku rrëfeu se si u ndje kur pa foton e saj që qarkullonte kudo në portale.

Vëmendja që ka marrë e ka habitur Julian, ndërkohë që ajo deklaron se del për vrap çdo ditë por asnjëherë nuk kishte marrë gjithë këtë vëmendje.

Julia rrëfen se:

Unë dal çdo pasdite për vrap, por askush nuk më paska vënë re. Jam nisur shumë vonë në maratonë dhe ndoshta kam qenë e vetme dhe prandaj kam rënë në sy. Nuk më ka pëlqyer vëmendje që kam marrë në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat