A është ky i dashuri i Big Mamës?

Mediale Vip

A është ky i dashuri i Big Mamës?

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 15:38
Big Mama

Këngëtarja Big Mama është një prej artisteve që ka befasuar të gjithë me ndryshimin në fizikun e saj.

Gjithmonë ishte kritikuar për peshën e tepërt derisa kishte vendosur që kilet e tepërta t’i largonte përgjithmonë, duke iu nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e lukthit.

Tashmë ajo po pranon lëvdata në lidhje me format joshëse që ka arritur dhe çdo herë e më shumë po befason të gjithë me paraqitjet publike.

Në një intervistë këngëtarja kishte pranuar që është në lidhje, por asnjëherë nuk kishte zbuluar identitetin e tij duke e mbajtur larg medieve.

Në Insta-Story, Big Mama ka postuar një foto në të cilën shfaqet në natyrë dhe shoqërohej nga një mashkull, i cili dyshohet të jetë i dashuri i saj.

Se a është në të vërtetë ky djali me të cilin këngëtarja është në lidhje, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat