Klaudia e rrethuar me dhurata të shtrenjta për 25-vjetor, Albi Nako zgjedh këtë mënyrë për ta uruar

Mediale Vip

Klaudia e rrethuar me dhurata të shtrenjta për 25-vjetor, Albi Nako zgjedh këtë mënyrë për ta uruar

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 16:05
Klaudia Pepa dhe Albi Nako

Ajo është sigurisht një nga balerinat më të mira jo vetëm të Shqipërisë, por tanimë karrierën po e zhvillon në vendin fqinj, Itali.

Klaudia Pepa, kohët e fundit u ka treguar fansave të saj se veç talentit për kërcimin, ka edhe një anë shumë sensuale të cilën e vë në dukje përmes fotove shumë provokuese, ku herë pozon nudo, e herë me veshje seksi.

Këtë mëngjes Kaludia është zgjuar e rrethuar me shumë dhurata që mesa duket janë të firmave të shtrenjta, dhe e veshur me rroba gjumi tunduese, ajo mban në dorë tullumbace me  numrin “25”, që simbolizojnë moshën e saj.

Bukuroshja brune sot feston ditën e lindjes, e kjo është edhe arsyeja e këtyre dhuratave. Në komentet e kësaj fotoje gjejmë urime të shumta të fansave e personazheve të njohur, miq të balerinës, por sigurisht vëmendjen si gjithmonë e marrin ato të ish-bashkëshortit të saj, koreografit Albi Nako.

“Edhe 75 vite të tjera ti jetosh e gëzuar siç ke zemrën. Gëzuar Ditëlindjen”, shkruan ai me dashamirësi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat