E pranon Shpat Kasapi: Jam në lidhje

Mediale Vip

E pranon Shpat Kasapi: Jam në lidhje

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 07:50
Shpat Kasapi

Këngëtari Shpat Kasapi shumë herë ka qenë i përfolur për jetën e tij private.

I ftuar në emisionin Top Show, Shpati ka pranuar se është në lidhje serioze, madje ai tregoi se edhe kënga e tij e fundit me titull “Aroma e saj” është dedikim për të dashurën.

Duke folur për të dashurën, ai tha se është një vajzë shumë e mirë dhe theksoi se e respekton shumë nënën e tij, e cila gjithashtu ka pranuar lidhjen e tyre.

Kujtojmë që Shpati pas ndarjes nga modelja Afërdita Dreshaj ka qenë i përfolur disa herë për lidhje dashurie, por deri tani nuk ka pranuar diçka të tillë, kurse në intervistën e fundit ai u shpreh shumë i lumtur për lidhjen e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat