Kjo nuk pritej! Luana i futet politikës?

Mediale Vip

Kjo nuk pritej! Luana i futet politikës?

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 08:44
Luana Vjollca

Luana Vjollca është njëra nga moderatoret më të komentuara në mediet rozë.

Njihet për bukurinë dhe linjat bombastike trupore, të cilat i ekspozon shpesh në paraqitje publike.

Luana sapo ka filluar emisionin e saj të ri, i cili që në javën e parë ka pasur shikueshmëri të lartë.

Por, një postim i fundit i saj në rrjete sociale ka befasuar të gjithë, Luana është shfaqur në një fotografi bashkë me deputeten e Lëvizjes Socialiste, Nora Malaj.

Ajo që befasoi ishte mbishkrimi që Nora i kishte lënë fotografisë, ku ndër të tjera ajo shkroi “Më në fund e binda Luanen te kandidoj…”.

Se për çfarë bëhet fjalë saktësisht ajo nuk e ka sqaruar, megjithatë mbetet të shihet në ditët e radhës nëse Luana është futur në politikë dhe për çka do të kandidojë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat