Berisha: Rita, Dua dhe Ermali, shqiptarët që na bëjnë krenarë

Mediale Vip

Berisha: Rita, Dua dhe Ermali, shqiptarët që na bëjnë krenarë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 16:45
Dua Lipa, Sali Berisha dhe Rita Ora

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka uruar artistët shqiptarë për suksesin në MTV EMA.

Rita Ora ishte nikoqire e evenimentit të madh muzikor në Evropë, ndërsa njëkohësisht ishte edhe e nominuar në kategorinë ‘Dukja më e mirë’. Megjithatë, këtë çmim nuk e fitoi.

Dua Lipa u shpall artistja e re më e mirë duke nënshtruar një konkurrencë të fortë, kurse Ermal Meta iu gëzua çmimit për këngën më të mirë italiane.

Në garë ishte edhe Shkëlzen Kastrati – Xen për këngën më të mirë zvicerane, por ai nuk ishte fitues.

“Shqiptarët që na bëjnë krenarë! Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta; tre yjet qe ishin më të mirët mbrëmë në MTV”.

“Edicionin e sivjetshëm në ‘MTV Europe Music Awards’ në Wembley të Londrës e drejtoi këngëtarja e famshme, Rita Ora”.

“Dua Lipa u shpall artistja e re me mirë duke mposhtur konkurrentë të fortë, ndërkohë që Ermal Meta triumfoi për veprën më të mirë italiane. Urime!”, ka shkruar Berisha në një postim në Facebook. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat