Edhe një këngëtar me famë botërore performon në Tiranë, ja cili është ai

Mediale Vip

Edhe një këngëtar me famë botërore performon në Tiranë, ja cili është ai

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 22:06
Ylli i muzikës botërore, Emeli Sande

Ylli i muzikës botërore, Emeli Sande do të performojë për “Natën e Bardhë” në Tiranë, Artisten e njohur pritet ta ndjekin një numër i madh adhurues të kryeqytetit në sheshin “Skënderbej”, pasi fama e këngëve të saj është mbarëkombëtare.

Por Bashkia e Tiranës duket se ka rezervuar një tjetër surprizë për kryeqytetasit, pasi në muajin maj pritet të vijë në Tiranë artisti më “in” i viteve 2000, Enrique Iglesias.

Lajmin e ekskluziv e bëri me dije drejtorja e promovimit në Bashkinë e Tiranës, Juli Dhame e cila tha se Iglesias por dhe shumë yje të tjerë botëror duan të performojnë turet në Tiranë.

E ftuar në programin “Pasditja ime” të gazetarit Eraldo Rexho, Dhame tha se evente të tjera kulturore pritet të zhvillohen përgjatë fundvitit në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat