Stresi me urim emocionues për ditëlindjen e nënës

Mediale Vip

Stresi me urim emocionues për ditëlindjen e nënës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:27
Stresi

Reperi shqiptar Stresi, ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në Kënga Magjike mbrëmjen e kaluar.

Ai u paraqit në skenën e madhe të fetivalit me këngën e re të cilën e performoi ‘live’ duke ndezut skenën.

Reperi pas performancës megjithatë shpejt ju kthye jetës së tij private dhe familjes.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka folur për nënën e tij duke ja uruar ditëlindjen me një urim emocionale.

“Sot eshte Ditelindja Jote Mam : Nëna është ajo e cila e përkund djepin me të majtën e saj, kurse botën me të djathtën e saj. Sikur të ishte bota në njërën pëllëmbë të dorës time, kurse nëna në pëllëmbën tjetër të dorës, e unë.. do ta zgjedhja nënën! E ardhmja e fëmijës, varet nga nëna. Nëna ime është ajo e cila më ka ndërtuar”.

“Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe!”.

“Nëna është një kandil i shenjtë që m’i ndriçon netët e jetës, me modestin dhe stilin e saj të lehtë të një amërisë. Duaje Nenen Rrespektoje Dhe Do Vdesesh I Lumtur luv u mom (.sic)”, u shpreh Stresi.

Reperi pritet të fitojë çmim në këtë edicion të festivalit pas performancës, ku është një nga reperët e paktë që ka konkurruar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat