Cocciante në Tiranë: “Muzika ime ndihmoi lirinë tuaj!”

Mediale Vip

Cocciante në Tiranë: “Muzika ime ndihmoi lirinë tuaj!”

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 19:31
Riccardo Cocciant

Pasditen e sotme, kantautori i mirënjohur italian Riccardo Cocciante ka mbërritur në Tiranë si i ftuar special në mbrëmjen e së enjtes, në Festivalin e Këngës, në RTSH.

Menjëherë pas mbërritjes në aeroport, Cocciante i është përgjigjur pyetjeve të gazetares, Mira Tuci.

Përvecc të tjerave, kantautori ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të sjellë në Tiranë edhe shfaqjen e njohur, “Notre Dame de Paris”, ku roli kryesor i është besuar këngëtares shqiptare Elhaida Dani.

E pyetur nga gazetarja nëse misioni i muzikës së tij është hapja e portave të lirisë sicc ka ndodhur me ne shqiptarët, Cocciante shprehet: “Po, edhe këtë e kam mësuar herën e fundit që kam ardhur në Shqipëri, lidhjen tuaj me muzikën dhe lirinë sepse muzika ka edhe këtë rol. Rolin për të çliruar shpirtrat, mbi të gjitha nuk është gjithmonë dashuri ajo që themi përmes muzikes, por ka gjithnjë një sfond edhe social që ekziston. Pra roli i artistit është të shprehesh mbi të gjitha palët dhe kjo besoj se është liria jonë dhe shpresoj që kështu kemi ndihmuar lirinë tuaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat