Miley Cyrus nuk e ka në plan martesën

Mediale Vip

Miley Cyrus nuk e ka në plan martesën

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 23:13
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk kanë nevojë për një dasmë që të konfirmojnë dashurinë për njëri-tjetrin.

“Ata tashmë e konsiderojnë veten të martuar. Nuk e kanë asnjë plan për martesë të vërtetë”, ka thënë një burim për revistën US.

Sipas këtij burimi, pavarësisht që shumë miq të çiftit tashmë janë bërë prindër, këngëtarja 25 vjeçare dhe i fejuari i saj 27 vjeçar nuk e kanë me ngut të bëhen me fëmijë.

“Miley ka dëshirë të luaj me foshnja por nuk është e gatshme të krijojë familjen e saj”, ka thënë ky burim.

Cyrus dhe Hemsworth janë në lidhje qysh nga viti 2010, me pauzë të kohë pas koshme.

Ai i ka propozuar këngëtares në muajin maj të vitit 2012 por ata e anuluan atë në shtator të vitit 2013.

Dy vjet më vonë, sërish u ribashkuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat