“Jam me fat që të kam pranë!”, Flori Mumajesi del hapur me Liberta Spahiun

Mediale Vip

“Jam me fat që të kam pranë!”, Flori Mumajesi del hapur me Liberta Spahiun

Më: 4 janar 2018 Në ora: 15:21
Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesi

Moderatorja e “Prive” Liberta Spahiu feston sot ditëlindjen. Ajo është përfolur që prej prillit se është në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin.  Natën e mbrëmshme Flori Mumajesi dhe djemtë e “Threedots” kanë pasur koncertin e tyre të radhës në Prishtinë, e bie në sy fakti se edhe Liberta kishte zgjedhur atë ‘club’ për të festuar me miqtë e saj. Nuk ka munguar një urim i përzemërt edhe nga ana e kantautorit Mumajesi në ditëlindjen e Libertës, ashtu në sy të të gjithëve e në mes të koncertit. “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë” – ka thënë Mumajesi ndërkohë që Liberta është parë të emocionohet nga dedikimi.

Video e këtij momenti është shpërndarë në rrjete sociale nga Alaudini sipas Blitz.al, gazetari i njohur i “NIN” i cili është një nga miqtë më të ngushtë të Libertës e që gjithashtu u zëvendësua nga Flori Mumajesi i cili moderoi “NIN festiv” natën e dy janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat