Seldi feston ditëlindjen, me këtë foto ‘hot’ e uron Mimoza

Mediale Vip

Seldi feston ditëlindjen, me këtë foto ‘hot’ e uron Mimoza

Më: 5 janar 2018 Në ora: 11:42
Mimoza dhe Seldi

Sot është ditë feste për çiftin më simpatik të estradës.

Bëhet fjalë për këngëtarët e njohur Seldi Qalliu e Mimoza Shkodrën.

E shkak për këtë është ditëlindja e Seldit. Këngëtari i njohur sot feston 31-vjetorin e lindjes së tij.

Në këtë ditë të rëndësishme për Seldin, natyrisht nuk ka munguar edhe një urim nga Mimoza.

Ajo në llogarinë e saj në instastory ka publikuar një fotografi ku shihen së bashku e Seldi shihet i zhveshur në pjesën e epërme të trupit.

“Urime jeta ime u bëfsh 100 te dua”, ishte urimi që ka bërë Mimoza.

Kujtojmë se në vitin që lamë pas, Mimoza e Seldi dashurinë e tyre e kurorëzuan me fejesë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat