A e dini se cili është profesioni i këngëtares Xhensila Myrtezaj?

Mediale Vip

A e dini se cili është profesioni i këngëtares Xhensila Myrtezaj?

Më: 6 janar 2018 Në ora: 16:57
Xhensila Myrtezaj

Cilësohet njëra ndër artistet më të bukura shqiptare, e cila së fundmi ka filluar të rrëmbejë gjithë vëmendjen e shtypit rozë.

Është fjala për këngëtaren Xhensila Myrtezaj ku është duke u përfolur e komentuar sa për paraqitjen sa për llukun e dukjen, poashtu edhe jeta personale nuk duhet lënë anash.

Ndonëse ka kohë që iu është përkushtuar muzikës me hite dhe bashkëpunime të shumta, ajo që në fëmijëri ka marrë leksione kantoje dhe është profilizuar në liceun artistik të Tiranës, por a e dini se cili është profesioni i vërtetë përpos muzikës?

Vlen të ceket se bukuroshja nga Shqipëria zgjodhi të studionte ‘Marrëdhënie me Publikun’, profesion ky që do i shkoi si një komunikuese e shkëlqyer në të ardhmen.

Ndryshe, Xhensila është duke shijuar sukseset e hiteve të saj sidomos kjo e fundit ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ‘Çelësi i zemrës’, është kjo kënga e dedikuar bashkëshortit të saj Besit gjatë ditës së martesës të këtij çifti.

Ata tashmë kanë realizuar edhe klipin që është pëlqyer mjaftueshë madje për një kohë të shkurtë ka marrë mbi 2 milionë klikime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat