2 milionë “Diamanta” për Ronelën dhe Young Zerkën

Mediale Vip

2 milionë “Diamanta” për Ronelën dhe Young Zerkën

Më: 7 janar 2018 Në ora: 09:05
Pamje nga videoja

Dyshja Ronela Hajati dhe Young Zerka dy javë më parë kanë publikuar projektin e tyre të ri me titull "Diamanta".

Kënga të cilës ia kanë shoqëruar edhe videoklipin është përplot ritëm.

Ajo po pritet mirë që nga momenti i publikimit dhe tani ka arritur edhe një sukses, i cili tregon se sa shumë po pëlqehet kënga.

Në kanalin YouTube, “Diamanta” ka marrë 2 milionë klikime, e kjo gjë i gëzoi më së shumti autorët e këngës.

“2 milionë… shkojmë, shkojmë, shkojmë. Faleminderit secilit për mbështetjen, qofshi të bekuar…”, ka shkruar Zerka në Instagram. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat