Në këtë shtet turistik Lutfi Haziri po i shijon pushimet dimërore me familje

Mediale Vip

Në këtë shtet turistik Lutfi Haziri po i shijon pushimet dimërore me familje

Më: 7 janar 2018 Në ora: 18:12
Lutfi Haziri me familja

Shumë qytetarë preferojnë ditët e para të janarit t’i kalojnë pushimet dimërore, kohë edhe kur është pushim për institucionet shtetërore. Edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka zgjedhur këtë muaj për t’i shijuar disa ditë pushime, shkruan Indeksonline.

Ai ka udhëtuar drejt shtetit të Greqisë së bashku me familjen e tij, gjegjësisht në qytetin e Selanikut, nga edhe ka postuar fotografi.
“Koha me familjen! Urime 2018”, ka shkruar i pari i Gjilanit përbri fotografisë së publikuar në rrjetin e tij social Facebook.

Ndërsa është vajza e tij e madhe Kënga ajo që ka postuar disa instastory në llogarinë e saj në Instagram teksa tregon edhe vendndodhjen, por edhe disa momente nga fillimi i pushimeve të tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat