Kjo ishte e dashura e Ramush Haradinajt para se ai të lidhej me Aniten

Mediale Vip

Kjo ishte e dashura e Ramush Haradinajt para se ai të lidhej me Aniten

Më: 8 janar 2018 Në ora: 11:10
Ramush Haradinaj dhe Anita

Ju të gjithë e njihni bashkëshorten e Ramush Haradinajt, Aniten. Çifti Haradinaj janë martuar para shumë vitesh dhe kanë tre fëmijë.

Ata janë njoftuar gjatë kohës sa Anita ishte gazetare kurse Ramushi kryetar i AAK-së. Nga takimet zyrtare nisi edhe lidhja mes tyre që u kurorëzua me martesë.

Por para se të dashurohej me Aniten, Haradinaj kishte një të dashur tjetër me të cilën kishte mbajtur lidhje të gjatë, shkruan Magazina.al

Image

Haradinaj u njoftua me Joanna Carsson me të cilën krijuan një lidhje e cila zgjati për disa kohë. Haradinaj, sic ka treguar vet në librin “Rrëfimi për luftën dhe lirinë”, ka bashkëjetuar me Joannën.

Madje lidhja mes tyre nuk është shkëputur as kur Haradinaj la përendimin dhe erdhi në Kosovë për t’iu bashkuar luftës për liri.

Në fotografitë e publikuara në librin e shkruar nga Bardh Hamza shihet se e dashura edhe gjatë luftës ka ardhur dhe ka takuar në Komandanin e Zonës Operative të Dukagjinit.

Lidhja mes Haradinaj me Carsson ka vazhduar edhe pas luftës, por më pas ajo ka marrë fund. Tash qifti Anita dhe Ramushi kanë krijuar një lidhje përfekte duke u bërë model edhe për të tjerët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat