Ju kujtohet këngëtarja Jehona Sopi, ja me çka merret sot?

Mediale Vip

Ju kujtohet këngëtarja Jehona Sopi, ja me çka merret sot?

Më: 8 janar 2018 Në ora: 11:33
Jehona Sopi

Jehona Sopi ka arritur të pushtojë skenën muzikore dhe zemrën e mijëra adhuruesve.

Ka filluar të këndojë qysh kur ishte e vogël, e njëkohësisht është paraqitur edhe në spektakle të ndryshme bukurie.

Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft tërheqëse skenike ka bërë për vete një publik të tërë, por ka një kohë të gjatë që nuk e kemi parë në skenën muzikore e kjo arsyetohet ndoshta pasi që këngëtarja i është përkushtuar një profesioni tjetër, asaj të psikologes.

Ajo ka hapur një qendër psikologjike ‘Hope Shëndeti Mental’ për të ndihmuar një person të ndryshojë dhe të kaloj problemet në mënyrë të dëshiruar.

Kujtojmë se këngët e Jehona Sopit janë pëlqyer mjaftueshëm madje vazhdojnë të ndëgjohen edhe sot. Disa nga të cilat i kujtojmë ende janë ‘Sot mos thuaj jo’, ‘Kriza’, ‘Përvjetori’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat