Akuzohen se vodhën këngën e re, ky është reagimi i Blunt dhe Real

Mediale Vip

Akuzohen se vodhën këngën e re, ky është reagimi i Blunt dhe Real

Më: 8 janar 2018 Në ora: 13:56
Blunt dhe Real1

Blunt dhe Real1 para disa ditësh publikuan projektin e tyre më të ri “TR PR”, por diçka nuk shkon me ta.

Gjatë vitit 2017, Blunt dhe Real1 sollën shumë projekte muzikore, e që të gjitha u pëlqyen nga publiku, shkruan lajmi.net.

Kënga më e re e tyre e këtij viti është “TR PR” e cila po dëgjohet shumë, por diçka duket se nuk shkon sa i përket kësaj kënge.

Dyshja edhe pse në përshkrimin e këtij projekti në YouTube kanë treguar se është remiks i këngës së Lil Pump, por me tekst të tyre, ata po akuzohen se e kanë vjedhur atë.

Për këtë, Blunt, përmes disa videove në Instagram ka thënë se“ ne vetë kemi tregu që është remiks i këngës së Lil Pump-it, bile po tregojmë që e kemi marr, madje edhe në YouTube e kemi të shkrume”.

Pavarsisht kësaj, Blunti nuk la pa i përshëndetur të gjithë ata që po e pëlqejnë këngën “TR PR”. 

Image
Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat