Mozzik fejohet me Loredanën?

Mediale Vip

Mozzik fejohet me Loredanën?

Më: 8 janar 2018 Në ora: 13:58
Mozzik me te dashuren

Dyshja Mozzik dhe Loredana Zefi tash e një kohë janë në lidhje, por asnjëherë nuk kanë pranuar të folin publikisht për këtë çështje.

Së fundi, dyshja kanë udhëtuar për në Turqi, ku po kalojnë pushime të paharruara.

Në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik ka publikuar një fotografi me të cilën tregon unazat që kanë shkëmbyer me të dashurën e tij.

Unazat përmbajnë inicialet e tyre dhe që të dy i kanë vendosur në gishtin e fejesës, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet se ata janë fejuar.

“MashAllah @loredanazefi”, ka shkruar reperi mbi fotografi në të cilën lë shumë pikëpyetje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat