Muhamet Sejdijaj, këngëtari shqiptar që shkëlqeu edhe në vitin 2017

Mediale Vip

Muhamet Sejdijaj, këngëtari shqiptar që shkëlqeu edhe në vitin 2017

Nga: B.S Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:51
Muhamet Sejdija

Muhamet Sejdijaj, këngëtari I njohur shqiptar, që këndon muzikë popullore edhe gjatë vitit 2017 ishte shumë aktiv në skenën muzikore të Kosovës.

Ai, në vitin 2017 vazhdoi shkëlqimin e tij. Me këngën dhe muzikën e tij, u argëtuan shumë shqiptarë anë e mbanë globit.

Ai me këngën e tij, ndezi atmosferën në shumë mbrëmje muzikore të organizuara në Kosovë, Shqipëri e Diaspore. Ai përveç mbrëmjeve, ishte shumë aktiv edhe në dasmat shqiptare.

Ndërsa, Sejdiu u kujdes edhe për atmosferën në shtëpitë tona për festat e fundvitit, shkruan gazeta "Bota sot".

Ai ishte pjesë e shumë programeve muzikore, të shumë televizioneve në Kosovë.

Ai mori pjesë në xhirimet e programeve festive të televizioneve të njohura, si: RTK, RTV 21, TV Dukagjini, KTV, e shumë e shumë të tjera.

Ndërsa, dashamirët e këngës së Muhamet Sejdiut, presin që edhe në vitin 2018, ai të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm i skenës muzikore në Kosovë,  shkruan gazeta "Bota sot".

Këto janë disa nga fotot e tij në programet festive.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat