Eni e thotë publikisht: Jam më e bukur se Greta

Mediale Vip

Eni e thotë publikisht: Jam më e bukur se Greta

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:25
Eni dhe Greta Koci

Janë dy artiste nga një shtëpi, Greta dhe Eni Koçi pëlqehen shumë nga publiku.

Ato janë kohë pas kohe aktive me projekte muzikore, ndërsa së fundi po merren edhe me një biznes të tyrin.

Në llogarinë e saj në Instagram, Eni ka postuar një fotografi në të cilën ia thotë haptas motrës së saj, Gretës se është më e bukur.

“@gretakoci1 Nuk ta kam une fajin qe e kishe me nxitim”, i ka lënë mbishkrimin fotografisë në të cilën shkruhet “Sipas studimeve…Femija i dyte eshte me i bukuri”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Eni është “Shi bie në Tiranë”, të cilën e solli në bashkëpunim me Genc Prelvukajn.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat