Sekreti i suksesit të Ashley Graham

Mediale Vip

Sekreti i suksesit të Ashley Graham

Më: 9 janar 2018 Në ora: 20:11
Ashley Graham

Ashley Graham nuk është supermodele tipike. Me numër rrobash 46, ajo ka ndikuar në standardet e deritanishme të bukurisë.

Fotografitë e saja në ballinën e revistës së njohur Vogue dhe të tjera. Ndihmuan shumë femra në botë që të pranojnë trupin e tyre.

Por, gjërat ishin shumë më ndryshe kur Ashlehy kishte 18-vjeç, disa vjet para se karriera e saj të fillojë.

Në ndarjen e shpërblimeve për gruan e vitit, Graham përkujton momentet kur dëshiroi të heqë dorë nga synimet e saja.

“Thirra nën time, isha vetëm 18-vjeç dhe i thashë: Nënë, po vij në shtëpi. Nuk dua të merrem më si manekine, pasi nuk mund të mbijetoj gjithë këto”, tregon manekinia.

Agjentët dhe modele tjera kishin kërkuar nga Graham të humbë shumë kilogramë, duke i thënë se nuk do t’ia dalë kurrë si modele.

Kritikat e vazhdueshme e penguan shumë dhe dëshiroi të braktisë Nju Jorkun dhe të kthehej në vendlindje, Nebraska.

Por, nëna e saj e këshilloi të vazhdojë punën dhe të bëjë ushtrime të përditshme mentale. Nga ajo ditë, manekinia plus-size kaloi disa minuta çdo ditë para pasqyrës duke i thënë vetes: “Të dua. Ti je brilante dhe tepër e bukur”.

Pas disa javësh, ushtrimet sollën rezultatet e para.

“Ndalova të krahasoj veten me femrat tjera dhe të garoj me to. Fillova të fokusohem në punën time dhe si të eci përpara në karrierë. Kjo u shpagua”, tha Ashley.

Pa këtë vetëbesim dhe përcaktim, supermodelja thotë se kurrë nuk do mund të arrinte sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat