Pas suksesit të jashtëzakonshem në muzikë Gylten Berisha së shpejti pjesë e Kinematografisë

Mediale Vip

Pas suksesit të jashtëzakonshem në muzikë Gylten Berisha së shpejti pjesë e Kinematografisë

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 10 janar 2018 Në ora: 18:19
Gyltene Berisha

Pas sukseseve të një pas njëshme në muzikë Gyltene Berisha së shpejti do aktrojë dhe në dy filma të metrazhit te gjatë të cilët shumë shpejt do fillojnë të xhirohen. Gyil është Pejanja seksi e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut që me daljen e parë skenike. Çdo frymarrje e artistes në fjalë shnërrohet në lajme për portale. Kjo ka bërë që të vërshohet nga kërkesat për mbrëmje muzikore , dasma e ahengje familjare.

Pak ditë më parë ajo rrëmbeu dhe çmimin e parë në festivalin Kosova Fest me këngën "Hajde ti me mu". Gjithë kjo vëmendje mediatike sigurisht që ka bërë që në adresë të këngëtarës të vijn shumë kerkesa për bashkëpunime, mirëpo Gyli për portalin tonë ka thënë që ajo veç se ka filluar përaditjet për një këngë të cilën do e sjell në bashkëpunim me një nga artistët më të njohur shqiptar. Duhet presim dhe pak kohë që ta kuptojmë se cili do jetë hiti i radhës nga këngëtarja. Një gjë është e sigurt ajo ngre pluhur në çdo performancë të saj.BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat