Ju e dini vetë, po Ledri sikur ishte më mirë pa kaçurrela

Mediale Vip

Ju e dini vetë, po Ledri sikur ishte më mirë pa kaçurrela

Më: 10 janar 2018 Në ora: 20:41
Ledri Vula

Na falni ëëë! Se ndoshta ju mund të jeni edhe nga ata fansat që ju pëlqen gjithçka, që bën, thotë, këndon dhe ka Ledri Vula. I mirë është, s’ke ç’i thua. Dhe duket edhe më simpatik kur mendon që showbizi shqiptar vuan një çikë për çuna të bukur, ngaqë i kemi me pikatore.

Po me këto kaçurrelat e pabindura, Ledri sikur e ka humbur një çikë sharmin e dikurshëm. Duket pak më i zakonshëm. Disi i çrregullt. Si adoleshent i pabindur. Sikur i kanë humbur sytë dhe gjysma e fytyrës. Apo… jo? Nejse, ju e dini vetë. Na falni nëse jua kritikuam pak.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat