Gjyshja më e famshme në Shqipëri

Mediale Vip

Gjyshja më e famshme në Shqipëri

Më: 11 janar 2018 Në ora: 12:25
Besi dhe Ija

Pasi pushtoi ekranin me daljet e saj Top Show në Top Channel, tani Ija, gjyshja e Bes Kallakut po pushton rrjetet sociale.

Tashmë mund të konsiderohet si gjyshja më e famshme në Shqipëri, pasi ka arritur në më shumë se 32 mijë ndjekës në harkun e 24 orëve.

Ija në profilin e saj është mjaft aktive pasi vetëm në orët e para të hapjes së tij ka postuar rreth 15 foto duke e shoqëruar secilën prej tyre me dixhiturën përkatëse.

Ajo cfarë bie në sy është prania e fotove me nipin e saj, si dhe foto gjatë pjesëmarress së saj në emisionin Top Show me moderatorët Alban Dudushi dhe Arbana Osmani.

Sipas pritshmërive, Ija pritet të kthehet në gjyshen më të famshme në vendin tonë pasi numri i ndjekësve të saj në Instagram mund të kalojë atë të shumë artistëve shqiptarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat