Rita “çmendet” nga shitja e të gjitha biletave të turneut

Mediale Vip

Rita “çmendet” nga shitja e të gjitha biletave të turneut

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:25
Rita Ora

Rita Ora është shumë e lumtur dhe në maje të botës tani!

Këngëtarja ka zbuluar se janë shitur të gjitha biletat e turneut të saj të ardhshëm, dhe këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një videoje të postuar në Instagram.

“FALEMINDERIT TË GJITHËVE turneu im është shitur zyrtarisht! Kam punuar aq shumë që ta sjellë muzikën time të re në këtë botë”, shkroi ajo.

“T’i kem dy këngë në top pesëshe, dhe kënga “Anywhere” që qëndroi në top dhjetëshen më gjatë se secili projekt tjetër, po ashtu suksesi i këngës “For You” me Liam Payne, e gjithë kjo është aq emocionuese dhe nuk mund të isha më shumë mirënjohëse, kështu që këto koncerte live duhet të bëhen të çmendura!! Të gjithë atyre që kane blerë bileta, faleminderit dhe do të shihem me secilin prej jush në muajin maj! bëhuni gati! P.S. më falni për zërin e ngjirur (dhimbje e fytit) ok tuuuuuung!! – përfundoi Rita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat