Foto duke u puthur me një djalë? Moderatorja shqiptare e pranon: Po, jam në një lidhje

Mediale Vip

Foto duke u puthur me një djalë? Moderatorja shqiptare e pranon: Po, jam në një lidhje

Më: 12 janar 2018 Në ora: 09:51
Nevina Shtylla

Për të gjithë personazhet e ekranit, jemi gjithnjë kureshtarë për të mësuar diçka më shumë sa i përket jetës private.

Për disa prej tyre, informacionin e marrin në rrjetet sociale, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk ngurojnë që të publikojnë foto me partnerin, miqtë, famijen, e ndërsa për disa të tjerë është paksa më e vështirë. Në grupin e fundit bën pjesë moderatorja Nevina Shtylla. Bukuroshja ka qenë e ftuar pasditen e djeshme në emisionin e ‘Rudina’ ku është ndalur të komentojë edhe një foto ku ajo shfaqet duke u puthur me një djalë, misterioz për ne, pasi nuk dimë asgjë për të.

Nevina ka rrëfyer se është aktualisht në një marrëdhënie, ndonëse nuk ka shumë kohë, por deri më tani po funksion shumë mirë.

“Po, kam në krah një person. Kemi pak, jo shumë kohë. Është një lidhje që po kalon shumë mirë, po e shijoj”, u shpreh ajo. E pyetur përse ka zgjedhur që të mos ta bëjë publike lidhjen e saj në rrjetet sociale, Nevina u shpreh se dëshiron që të ruaj shumë jetën e saj private.

“Insagramin e përdor vetëm për atë që unë bëj. Nuk kam as foto të shoqërisë, të partnerit jo e jo, të familjes. Dua që ta ruaj jetën time private”, u shpreh Nevina.

 

#qeshurini???? ???? @taulanthaxhiasi

A post shared by N E V I N A • S H T Y L L A (@nevinashtylla) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat