Rikthehet reperi Danny Boy

Mediale Vip

Rikthehet reperi Danny Boy

Më: 12 janar 2018 Në ora: 18:40
Danny Boy

Njëri ndër reperët e parë shqiptar, Danny Boy, i cili sapo është rikthyer në skenën muzikore.

“Fjala Hip-Hop 2”, titullohet kënga me të cilën është rikthyer Danny pas plot 15 vitesh pauzë.

Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur vet hip-hop artisti në bashkëpunim me Arday, ndërsa për videon BlackFish Entertainment.

Në vitin 2003 ishte publikuar projekti “Fjala Hip-Hop”, e që ishte kënga e fundit nga Danny Boy deri në publikimin e kësaj kënge, e cila vjen si vazhdim i atij projekti.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Fjala Hip-Hop 2”, e cila e rikthen hip-hop artistin në skenë pas 15 vitesh pauzë dhe me këtë projekt ai u bën “diss” kolegëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat