Rita e rekordeve! Këngëtarja e vetme me dy këngë në Top20 të iTunes

Mediale Vip

Rita e rekordeve! Këngëtarja e vetme me dy këngë në Top20 të iTunes

Më: 12 janar 2018 Në ora: 18:55
Rita Ora

Është njëra prej artisteve shqiptare që po vazhdon të na bëj krenar në botë.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova, Rita Ora e cila ashtu si e mbaroi vitin, filloi edhe tjetrin.

Kënga “Anywhere” i ka sjellë asaj shumë suksese në arenën ndërkombëtare, ndërsa këto ditë ajo ka sjellë edhe një tjetër projekt.

Është kënga “For You”, të cilën e solli në duet me Liam Payne, e që do të jetë edhe kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Free”, ajo po vazhdon t’i kalojë parashikimet e të gjithëve.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se është artistja e vetme femër që ka dy projekte në Top 20 në iTunes.

Padyshim, që këtij suksesi më së shumti i është gëzuar vetë artistja, e cila tregoi se me projektin “For You” gjendet në pozitën e katërt, ndërsa me “Anywhere”, në atë të tetëmbëdhjetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat