Dua Lipës iu deshën 22 orë ta xhirojë klipin e ri

Mediale Vip

Dua Lipës iu deshën 22 orë ta xhirojë klipin e ri

Më: 13 janar 2018 Në ora: 06:58
Dua Lipa

Dua Lipa pushtoi mediat ndërkombëtare por edhe ato lokale me videoklipin e saj më të ri “IDGAF”.

IDGAF është kënga më e fundit nga albumi i saj debutues të cilin e realizoi më 2017.

“Na mori 22 orë për t’u xhiruar…dhe me njerëzit dhe ekipin më të mirë, magjia ndodh”, tha Lipa.

“Kjo video është për anën tënde më të fuqishme dhe më të dobët që luftojnë mes vete, deri sa të kuptosh se dashuria për veten është ajo që do të ndihmojë ta tejkalosh negativitetin që ta pret rrugën”.

“Shpresoj se ju pëlqen aq sa e deshëm ne teksa e bëmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat