Prezantuesja Kiara Tito mohon lidhjen me Butrint Imerin - Bota Sot
Prezantuesja Kiara Tito mohon lidhjen me Butrint Imerin

Mediale Vip

E martë, 23 janar 2018

Prezantuesja Kiara Tito mohon lidhjen me Butrint Imerin

Më: 13 janar 2018 Në ora: 08:15
Kiara Tito dhe Butrint Imeri

Është përfolur ditëve të fundmi në media për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Butrint Imeri dhe prezantueses shqiptare Kiara Tito.

Asnjë konfirmim nuk pati nga ana e dy palëve, teksa ka qenë Kiara ajo e cila gjatë një telefonate për “Top Selecet” nuk ka dashur të flasë fillimisht rreth kësaj teme.

Por më pas, me insistimin e prezantuesve të emisionit, ajo tregoi se mes saj dhe Butrintit nuk ka asgjë pos një miqësie të mirë.

Më pas, ata vazhduan ta ngacmojnë kolegen e tyre me pyetjen se si janë njohur ajo dhe Butrinti, dhe përgjigja e saj ishte se ata janë njohur televiziv.

Kiara tregoi se me Butrintin janë njohur në “Top Select”, ku i kishte dhuruar një puthje televizive, por që më pas mediat aluduan në një lidhje, që në të vërtetë ishte thjeshtë një miqësi e mirë. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test