Reperi Stresi është një ndër artistët më të komentuar të estradës sonë.
Gjatë vitit 2017, ai kishte njoftuar se u nda nga e dashura, por fillimi i 2018-ës, bëri që dyshja të harrojnë mosmarrëveshjet.
Këto ditë, ai ka postuar disa imazhe përmes të cilave ka treguar edhe se sa romantik është ai si partner.
Së fundi, e dashura ka filmuar atë duke përgatitur ushqimin, e që nga këndi i kuzhinës dukej si një profesionist i vërtetë që po përgatiste diçka të shijshme.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Stresi është “Sa herë e don”, këngë kjo që erdhi në bashkëpunim me Anxhelo Kocin dhe Flor Banën.