Rrëfehet djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos: E lashë shkollën, nuk ishte gjëja e duhur për mua

Mediale Vip

Rrëfehet djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos: E lashë shkollën, nuk ishte gjëja e duhur për mua

Më: 14 janar 2018 Në ora: 07:15
Inva Mula dhe djali i saj Anthony

Djali i vetëm nga martesa e sopranos së njohur Inva Mula me kantautorin Pirro Çako, Anthony ka tërhequr shpeshherë vëmendjen me pamjen dhe pasionin për tatuazhet. Por Anthony prej disa kohësh i është përkushtuar muzikës dhe këtë vit pritet të debutojë si producent në skenën europiane të muzikës elektronike.

Në një intervistë për "Jo vetëm modë", 22-vjeçari rrëfen se e ka lënë shkollën për t'ju përkushtuar pasionit të tij, muzikës.

"Shkova në Londër për të vijuar studimet për politikë, por pas disa muajsh kuptova që nuk ishte gjëja e duhur për mua. Aty mora vendimin ta leja shkollën", u shpreh Anthony duke treguar se mamaja e tij, sopranoja Inva Mula nuk ishte dakort për këtë vendim të djalit.

Anthony më pas tregon se u fut në shkollën për muzikë elektronike në Londër dhe tani është gati të publikojë projektet e tij dhe të bëjë festivale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat