Nëna e Selena Gomez, nuk e do Justin Bieber

Mediale Vip

Nëna e Selena Gomez, nuk e do Justin Bieber

Më: 14 janar 2018 Në ora: 11:56
Selena Gomez, Mandy Teefey

Nëna e Selena Gomez, Mandy Teefey, ka treguar se si po ndihet që vajza e saj është ribashkuar me Justin Bieber.

Muajin e kaluar, këngëtarja e “Ëolves” dhe nëna e saj hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami, por Selena më pas e përditëesoi fotografinë e profilit duke vënë nënën e saj.

U tha se të dyja mund të kenë pasur një zënkë pas rilidhjes së Selenës me Justin, e cila mund ta ketë çuar Mandy në spital, megjithëse People raportoi se kjo nuk është e vërtetë.

Tani, Mandy zbuloi se ajo nuk po fliste me Justin derisa Selena po bënte transplantim të veshkës, verën e kaluar.

Në fakt ata nuk kanë folur me vite dhe ajo tha për Gossip Cop se nuk është e lumtur për ribashkimin e fundit të çiftit.

“Selena është e rritur dhe mund të bëjë zgjedhjet e saj”, tha Mandy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat