Se kur e don nga SIENNA

Mediale Vip

Se kur e don nga SIENNA

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 14 janar 2018 Në ora: 12:15
SIENNA

Ka një zë unik, të jashtëzakonshëm. Me një shikim ‘vrastar’ dhe butësi në interpretim, shoqëruar nga një vokal prej një ylli të vërtet, ajo sigurisht se ka një të ardhme të ndritur. Flora Gashi apo e njohur me emrin artistik si Sienna quhet vajza e cila kohëve të fundit ka shkëlqyer në industrinë muzikore shqiptare, si një premtim serioz që i bëhet të ardhmes, duke i thënë se e bukura do të jetë e pranishme si në nivelin artistik ashtu dhe atë të paraqitjes skenike.

Është e re në moshë por deri më tani ka arritur të ketë shumë ndjekës rreth vetes. Me zërin e saj të ëmbël e melankolik ka befasuar në secilin interpretim të saj. Kënga e fundit nga Sienna mbanë titullin Se kur e don. Këngë kjo që premierën ekskluzive e ka pasur në kanalin më të madhë muzikor në Trojet Shqipetare në ArkivaShqip, kanal ky me mbi 1 miljon ndjekes.


 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat