“IDGAF” nga Dua Lipa për 48 orë, shënon një tjetër sukses - Bota Sot
“IDGAF” nga Dua Lipa për 48 orë, shënon një tjetër sukses

Mediale Vip

E enjte, 18 janar 2018

“IDGAF” nga Dua Lipa për 48 orë, shënon një tjetër sukses

Më: 14 janar 2018 Në ora: 14:17
Dua Lipa

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa po vazhdon të na bëjë krenar në botë.

Pas shumë arritjeve në vitin 2017 dhe këngës “New Rules”, e cila i solli asaj suksese të jashtëzakonshme, Dua ka publikuar projektin e ri.

“IDGAF” titullohet projekti më i ri të cilin, këngëtarja e solli të shoqëruar me videoklip, për të cilin ka thënë se ishte goxha vështirë i realizueshëm.

Në vetëm 48 orë nga publikimi, “IDGAF” ka kaluar shifrën prej 10 milionë shikimesh në kanalin YouTube, e padyshim që këtij suksesi më së shumti i është gëzuar Dua.

“#IDGAF KA MARRË 10 MILIONË KLIKIME NË 48 ORË WOOOW”, ka shkruar Dua duke treguar se tashmë dikush e ka shndërruar edhe në princeshë të Disneyt.

Dua Lpa mbrëmë është njoftuar se nominohet në pesë kategori për “Brit Awards 2018”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test